Miratohet Vettingu në Polici me vota edhe nga opozita, LSI përçahet për energjinë. Kush votoi PRO

Publikuar tek: politike, më 19:01 15-02-2018 Miratohet Vettingu në Polici me vota edhe nga opozita, LSI përçahet për energjinë. Kush votoi PRO

Me 86 vota pro dhe 1 abstenim ka kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligji për Vettingun në Polici.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që është miratuar ka qenë edhe ai për bursën e energjisë. Vendimi ka marrë vota edhe nga deputetët e LSI, Haxhinasto, Rrokaj, Naço dhe Tusha, të cilët kanë votuar pro në parim duke e kaluar me 79 vota.

Projektligji në Policinë e Shtetit mbështetet në tre komponentë, pastërtia e figurës, pasuria dhe vlerësimi profesional.

Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm do të jenë organet e reja, që sipas projektligjit të Vettingut në polici, do të kalojnë në sitë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Aty përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Përveç tyre, Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099821090698242
array(1) { ["section"]=> string(102) "miratohet-vettingu-ne-polici-me-vota-edhe-nga-opozita-lsi-percahet-per-energjine-kush-votoi-pro-110369" }