‘Mirditorët të vrasin natën e të qajnë ditën’, gazetarja Lala kërkon ndjesë për fjalët gjatë debatit me Lleshajn: U keqkuptova, isha e mbingarkuar...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:56 04-12-2020 ‘Mirditorët të vrasin natën e të qajnë ditën’, gazetarja Lala kërkon ndjesë për fjalët gjatë debatit me Lleshajn: U keqkuptova, isha e mbingarkuar... Lala - Lleshaj

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, ishte dje i ftuar në “opinion”, ku në panelin e gazetarëve ishte e pranishme dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

Gjatë debatit të tyre kur gazetarja i kërkonte emrat e peshqëve të mëdhenj apo të ndonjë operacioni të suksesshëm, ministri Lleshaj nguroi të jepte emra dhe citoi një varg të Migjenit:

Lleshaj: Migjeni ka nja dy vargje të bukura, ku thotë “oj grua që u ndeshëm në ditën e fatkobit tonë...”

Lala: Do ta them edhe atë...mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën”.

Kjo thënie e Lalës ka shkaktuar irritim të shumë veriorë mirditorë të cilët nuk i kanë mirëpritur këto fjalë. Lala e ka ndjerë të moralshme të kërkojë ndjesë publike përmes një shënimi në rrjete sociale.

Gazetarja thotë se ishte e mbingarkuar nga debati dhe madje është keqkuptuar me fjalët e Lleshajt, ndaj ka thënë atë shprehje.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SPAK përfundon hetimet për ish-Drejtorin e Tatimeve të Korçës Thoma Tontonozi dhe punonjësin Stjuart Bardhoshi, akuzohen për KORRUPSION PASIV
Zbulohet raporti i Parlamentit Evropian: Nga portalet tek televizionet e mëdha, ja kush përhap Fake-News në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011857032775879
array(1) { ["section"]=> string(148) "mirditoret-te-vrasin-naten-e-te-qajne-diten-gazetarja-lala-kerkon-ndjese-per-fjalet-gjate-debatit-me-lleshajn-u-keqkuptova-isha-e-mbingarkuar-230183" }