“Mirëmëngjes” nga Edi Rama me rrugën që bashkoi shqiptarët (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:16 11-05-2017 “Mirëmëngjes” nga Edi Rama me rrugën që bashkoi shqiptarët (FOTO)

Dita e sotme e kryeministrit Edi Rama ka nisur me imazhin e rrugës së Vermoshit.

Sipas tij, përmirësimi i rrugës i ka bashkuar më shumë shqiptarët këtej dhe përtej kufirit, duke shkurtuar distancën me Malin e Zi.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të rrugës panoramike të Vermoshit në 2013 dhe sot?  Kjo rrugë jo vetëm që ka shpëtuar nga izolimi dhe harresa çerekshekullore Alpet e mrekullueshme shqiptare, sot një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, por ka bashkuar shqiptarët këtej e andej kufirit duke shkurtuar ndjeshëm distancat me Plavën, Gucinë e Podgoricën dhe duke sjellë zhvillim e perspektivë reale për ekonominë lokale. Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj përpara!”, shkruan Rama. 

 

18446856_10154735740971523_6538785498607578759_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029536962509155
array(1) { ["section"]=> string(67) "miremengjes-nga-edi-rama-me-rrugen-qe-bashkoi-shqiptaret-foto-78220" }