“Mirëpresim kontributin tënd”, Gjosha i kthen përgjigje Bushatit: Integrimi prioritet kombëtar

Publikuar tek: politike, më 17:01 27-08-2017 “Mirëpresim kontributin tënd”, Gjosha i kthen përgjigje Bushatit: Integrimi prioritet kombëtar

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, reagoi menjëherë pas njoftimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, duke shprehur shqetësimin se integrimi në BE nuk u përmend si prioritet.

Ish ministres së integrimit iu përgjigj ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili do vazhdojë të mbajë të njëjtin post edhe për katër vitet e ardhshme.

“S’ka vend për shqetësim”, shkroi Bushati në Tëitter teksa e ftoi opozitën dhe Gjoshën të japin kontributin e tyre.

Gjosha i është përgjigjur pak minuta më parë duke shperhur keqardhjen se integrimi përdoret nga qeveria dhe kryeministri sipas interesit duke harruar që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

“Pa merak i dashur Ditmir,kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit,pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni,krimi i organizuar,blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!”, shkruan Gjosha në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01863694190979
array(1) { ["section"]=> string(96) "mirepresim-kontributin-tend-gjosha-i-kthen-pergjigje-bushatit-integrimi-prioritet-kombetar-90341" }