“Mirror”: Udhëtimi i Rita Orës, nga refugjate te Fifty Shades of Grey

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:42 05-04-2015 “Mirror”: Udhëtimi i Rita Orës, nga refugjate te Fifty Shades of Grey Rita Ora me nënën dhe motrën e saj

Të jesh Rita Ora nuk është e lehtë. Vetëm gjatë 12 muajve të fundit ajo ka fluturuar 130 mijë milje nëpër botë për të realizuar koncerte e deri te fotografitë për revistat e famshme. Kështu e nis shkrimi i gazetës britanike “Mirror”, për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora.  

Shoqëria e saj ka thënë se Rita e ka një të përbashkët me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher: Flenë vetëm pesë orë. Kjo tregon se sa e çmon kohën e saj.

Në shkrimin e tabloidit “Mirror” përshkruhet historia e familjes së  Ritës dhe largimi nga Kosova drejt Londrës kur ajo ishte vetëm një vjeç. N”ë këtë kohë familja e saj si refugjate mezi po i mbijetonte kulturës së re”, shkruhet në artikull.

“Por shumë shpejt ajo u adoptua me jetën në Britani të Madhe, duke u bërë kështu njëra prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit. Bashkëpunimi i saj me reperin amerikan Jay-Z ia hapi dyert drejt sukseseve në muzikë dhe film. Sonte është nata finale e spektaklit “The Voice of UK”, ku Rita zëvendësoi këngëtaren Kylie Minogue. Që nga kjo kohë ajo është bërë ylli i padiskutuar i këtij spektakli. Para se të shfaqej në filmin e shumëpërfolur “Fifty Shades of Grey”, Rita realizoi një mori reklamash për kompanitë e modës siç janë Donna Karan, Roberto Cavalli, Marks & Spencer dhe Calvin Klein, ndërsa firma Adidas ia mundësoi që të dizajnonte veshje vetë. Kompania e saj Ora Multi Services pritet të ketë 5 milionë aset ndërsa Rita raportohet se vetëm gjatë vitit 2014 ka fituar hiç më pak se 30 milionë funte. Të gjitha këto vetëm në moshën 24-vjeçare”, shkruhet për Ritën në atrikullin e gjatë të “Mirror”.

Rita Ora u përzgjodh që të ishte tranjere në talent show-n “The Voice” në Britaninë e Madhe, duke u konsideruar si shpëtimtarja e këtij programi. Edicionin e fundit, ky spektakël rrezikonte të mos përsëritje më, por sipas sondazheve të kryera pjesëmarrja e Ritës ka shtuar ndjeshëm audiencën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03408408164978
array(1) { ["section"]=> string(70) "mirror-udhetimi-i-rita-ores-nga-refugjate-te-fifty-shades-of-grey-7875" }