Mirsevini në një shoqëri aq fallco sa të vërtetat duken gënjeshtra!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:50 17-06-2019 Mirsevini në një shoqëri aq fallco sa të vërtetat duken gënjeshtra!

Nga Elis Buba

Në çift, minimumi një nga të dy është i vërtetë, të paktën në çiftet afatgjata. Duke qenë një person që nuk beson fort te monogamia, jam i prirur të mendoj se në marrëdhëniet afatgjata e jokonfliktuale, dikush ka leverdi tek tjetri. Kësisoj i hyn një aktrimi që nuk kufizohet në kohë dhe hapësirë, derisa bëhet natyrë e dytë. Shenjat e fallcitetit shoqëror janë të dukshmë që në qelizën bazike të shoqërisë, që quhet familje.

Por nuk do flasim për fallcitetin në çift, atë mund ta studiojë kushdo nëpër telenovelat televizive. Do përpiqem të hedh pak dritë në fallcitetin e një shoqërie të tërë.

Siç po thoja më lartë, parimet familjare janë sipërfaqësore. Ato shërbejnë si fasadë nëpër rrjetet sociale, në fotot me fëmijët, ku lumturia e stisur është pjesë e një poze parafabrikate. Por edhe në ambjente publike, ka njëfarë fallciteti, që pa kurrfarë sensi e pandehin për etikë.

Sigurisht lumturia personale përndiqet nën rrogoz. Brezat përballen me njëri-tjetrin vetëm duke aktruar, për hir të politesës që ndërkallet shtirurazi, nëpër situata dhe fjalë të mësuara përmendësh e të përsëritura sa për të kaluar rradhën.

Më të rriturit paragjykojnë, ndërsa më të rinjte jetojnë në fshehtësi.

Nëse i referohemi sitemit

Në vendin tonë, kemi të bëjmë me një "fake" demokraci. Institucione hipokrike, funksionet e të cilave shiten si publike. Ding me zyrtarë që bëjne si familjarë në publik e rrjetet sociale dhe kurverojnë lartë e poshtë në format maniakal.

Kanë tifozë të shumtë në popull, që i votojnë nga dy a tre mandate edhe pse vetë nuk dinë si ta kuptojnë të djathtën dhe të majtën politike. Mospozicionimi i qartë politik, na bën një elektorat që fetishizojmë indivitët dhe kulti i tyre i rrezikshëm është gjëja më fallco që ka dërrmuar historikisht këtë vend.

Në aspektin social vlen të ndalemi më gjatë

 Fallciteti si prirje e autenticitetit, është një ndër karagjozllëqet që bota nuk po e kapërcen dot. Nuk i referohem këtu karaktereve sipërfaqësore që bëjnë kërdinë sot. Sidomos mes femrave, që vuajnë masivisht nga një diçka që fare mirë mund të quhet kompleksi i paraqitjes. Femra e ka të nevojshme të dëgjojë komplimeta dhe lavdërime 24/7. Ose të paktën kështu thonë legjendat urbane, të ushqyera po nga femrat sigurisht. Të cilat gjenë njëfarë ngrohtësie në këtë lloj solidariteti thjesht fallco.

Ndërsa krahu tjetër, gjinia mashkullore dhe tentativat e saj provinciale, për rënë në sy duke shfletuar para, nëpër makina të shtrenjta me veshje orgjinale, duket se funksionon më së miri. Pasi qëllimi është të krijohet një përshtypje e fortë tek të tjerët. E në një shoqëri që funksionon vetëm në 2D, kur vjen fjala tek thellësia e mendimit, këto shfaqie të "lyerjes së bythës me kos" kanë një efekt çudibërës.

Kërkesa për veshje orgjinale me patjeter, krijon njerëz fallco! Sepse gjithsecili nga ne lakmon veshjen orgjinale, duke qenë se e lakmojnë të tjerët dhe është një trend që i shërben dukjes më së shumti dhe asgjëje tjetër.

Si pikë referimi kemi gjithnjë shoqërinë shqiptare. Mes asaj që jetojmë kohën tonë.

Por çfarë jemi ne?

Një shoqëri fukarenjsh, që ka frikë e turp ta shpehi nevojën. Të shtirur e shitur në 360 gradë.

Për dikë valuta me e mire është seksi, për dikë pushteti, për të tjerë të dyja. Një gjë e di edhe fëmija, që porsa ka mësuar vlerën e parasë. Ajo i ble të gjitha e të gjithë.

Një shoqëri e rritur me "turpe", ku askush nuk ta përkthen dot këtë lloj fjale...me tabu, faje, gjyqe familjare e farefisërore, shkuesi, dashuri të dhunuar, nuk është "fake" nga hiçi.

Eshtë pikë së pari dukshëm sipërfaqësore, së dyti e vuajtur për bukë, së treti injorante.

Rrjedhimisht, si zor se mund të sjellë individualitete. Kësisoj njerëzit e kanë gjetur të udhës të bëjnë "copy-paste" njëri-tjetrin. Në një paradë  fasadërie të pakrye, pa orgjinalitet. Vetëm klishe torturuese për atë që i ka sytë vërtetë hapur.

Klishe e shabllonë zaptuar nga rrjetet sociale dhe interneti, që po i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm personalitetit.

Ky i fundit, mbetut pa ide, pa mendime, pa imagjinatë, Googlellon për gjithçka.

Dhe Tv, mediat e ndryshme, rrjetet sociale etj, shërbejnë për të formalizuar e për të etiketuar si standard këtë karakatinë shpirtërore. Këtë gërmadhë ndjenjash, që ndrydhen dita ditës, përmes një aktrimi sfilites, tejet bajat e shterues, duke qenë qartësisht i shtirur.

Askush nuk e ndan dot më, te mirën nga e keqa në këtë relativizëm të skajshëm.

Gjithsekush e ka më për mbarë të ndajë çfarë është e volitshme, e leverdisshme dhe çfarë nuk është.

Kështu funksionon edhe vetë kapitalizmi shqipëtar. Kështu është sendërtuar mendimi i civilizimit modern, në një shoqëri që shtazërohet përditë nga pak, por mesa duket një herë e mirë.

A është shqetësues për mendjen tuaj, fakti se nëse ke para, mund të kesh plot femra?

A i shqetëson kjo ide femrat? Atëherë pse ngrihen për feminizem kundra maskilistëve, kur fare mirë mund të krijojnë imunitet duke qenë të pavarura?!

Mos vallë i "mashkullizojnë" punët e rendomta dhe pamundësia e vet-tregëtimit, përmes hireve të tyre?!

Fallciteti i kësaj shoqërie një nga rrënjët më të forta e ka te ngulur thellë në tërrenin femëror.

Ideja e të persosurës, maskimi e teatralizimi i përsosmërisë, nuk i lodh mjaftueshëm femrat.

Në një këndvështrim tjetër, duhet theksuar se të gjithe shtiren për të rënë në sy, por jo siç shtiren për një femër. Ky mund të cilësohet cen mashkullor.

Paaftësia për të identifikuar veten si vetja edhe në pasqyre, është më frikesuese se fallciteti shoqëror.

Paaftesia për të qenë vetja, pa qenë askush nga personazhet e stërmediatizuar, është hall më shumë se njerzillëku fallco.

Problem madhor edhte mungesa e aftësisë për ta imagjinuar veten ndryshe, në një plan të gjerë në një kope surogatësh.

Mungesa e imagjinatës është dështim për brezat e prindërve dhe të bijëve. Sepse maksimumi që mund të imagjinojnë e ënderrojnë sot, është të jenë të pasur, të bëjnë jetë luksoze.

Dikur imagjinata ishte në nivele që revolucionarizonte jetët njerëzore. Dikur për shembull, imagjinonin se si do mund të kapnin luanët dhe u shpikën çarqet dhe kafazët.

Dikur imagjinonin se si mund te lundronin e  fluturonin dhe u shpiken anijet, avionët.

Ndërsa sot njerëzit imagjinojnë se si të jenë konsumatorë më të mirë. Kjo sigurisht që e rëndon më tepër plagën e konsumizmit.

Përfytyrojnë se si të konsumojnë sa më shumë, për tu dukur e për te rënë në sy.

Sepse vetëm kështu ndihen më mirë, më të veçantë.

Ky është dështim i njeriut brenda individit. Është mekanizim  i mishit në funksion të valutës.

Triumf i fallcitetit.

Ti je konsumator. Profilet te femrave seksi në rrjet, të shtyjnë të konsumosh, teksa ato konsumohen duke ekspozuar mishin e tyre me një fije kursimi

Duhet të masturbosh paraprakisht, por mos harro të konsumosh, sepse nuk është video porno, është një reklamë që të bën ty një stomak ambulant, një penis ambulant dhe kaq. Sepse në këtë mënyrë je më i mirë!

Duke mos qënë më vetja, por thjesht nje pjesëz e mekanizmit absurd, pa fytyrë dhe formë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23921012878418
array(1) { ["section"]=> string(73) "mirsevini-ne-nje-shoqeri-aq-fallco-sa-te-vertetat-duken-genjeshtra-168513" }