Mirupafshim dieta mesdhetare, tani vjen ajo nordike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:54 16-03-2015 Mirupafshim dieta mesdhetare, tani vjen ajo nordike

Dieta nordike mund të dërgojë në “pension” dietën e shumë vlerësuar deri tani, atë mesdhetare. Stili i të ngrënit i vendeve skandinave me sa duket është ai i duhuri për shëndetin por veçanërisht për të humbur peshë më shpejt.

Kjo gjë është vërtetuar nga Universiteti i Kopenhagenit i cili ka krahasuar dy grupe në mbipeshë. Grupi i parë që mbajti një dietë me ushqime tipike daneze humbi tre kile më shumë se grupi tjetër që ndoqi një dietë mesdhetare. Por çfarë përfshin stili i të ngrënit nordik ?

Të ngrënit vetëm ushqime lokale, as fruta e perime të cilat janë të importuara, si dhe ngrënia e tyre sipas stinës, transmeton Infokult.

Natyra ka një organizim perfekt që i jep njeriut në çdo sezon ato ushqime për të cilat trupi i tij ka nevojë.

Po, peshkut, drithërave e perimeve si lakra, frutave të thata, boronicave. Me dietën nordike humb në peshë duke qenë gjithnjë e shëndetshme. Kjo dietë është shumë e mirë dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin dhe zemrën duke ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Ështe kaq e ndryshme kjo dietë nga ajo mesdhetare ? Në të vërtetë jo. Për shembull të dy dietat bazohen në ngrënien e peshkut, mishit të bardhë dhe fibrave. Ushqime këto të shëndetshme, që e bëjnë një dietë të mos jetë e dëmshme për organizmin.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27789807319641
array(1) { ["section"]=> string(55) "mirupafshim-dieta-mesdhetare-tani-vjen-ajo-nordike-6084" }