Mish i përzier me metal, tërhiqen nga tregu mbi 1 milionë nënprodukte të pulës

Publikuar tek: bota, më 19:13 07-11-2019 Mish i përzier me metal, tërhiqen nga tregu mbi 1 milionë nënprodukte të pulës Foto ilustruese

Kompania e furnizimit me produktet ushqimore ‘’Simmons Prepared Foods’’ ka tërhequr nga supermarketet mbi 1 milionë kg mish pule pas vendosjes së alarmit se këto ushqime mund të jenë të kontaminuara.

Shërbimi i Inspektimit të Sigurisë Ushqimore dhe Agrikulturës në SHBA raporton se kjo sasi e madhe ushqimore është tërhequr nga tregu në periudhën 21 tetor-4 nëntor nga kompania në fjalë. Inspektorët kanë marrë sinjale se ushqimi mund të jetë përzier me material metalike.

Sasia në fjalë është tërhequr në pikat e shitjes së 8 shteteve: Alabama, Arizona, Arkansas, California, Xhorxhia, Minesota, Oklahoma dhe Pensilvani.  Agjencia e garantimit të sigurisë ushqimore u kërkon klientëve të kontrollojnë kët kode të produkteve të mishit të pulës: P-1949, P- 486 ose P-5837.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074689388275146
array(1) { ["section"]=> string(84) "mish-i-perzier-me-metal-terhiqen-nga-tregu-mbi-1-milione-nenprodukte-te-pules-185069" }