Misioni historik, sonda “Juno” hyn në orbitën e Jupiterit

Publikuar tek: bota, më 15:36 05-07-2016 Misioni historik, sonda “Juno” hyn në orbitën e Jupiterit

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka arritur të vendosë me sukses në orbitën rreth Jupiterit një sondë të re.

Sateliti “Juno”, i cili u nis nga Toka pesë vite më parë ka ndezur sot motorrat e raketës për të ngadalësuar shpejtësinë me të cilën po i afrohej gjigandit të gaztë derisa ka arritur të kapet nga graviteti i planetit.

ScreeNASAnshot_1.jpg

Misioni i Juno-s tashmë, përveçse të dërgojë në Tokë fotografi mahnitëse, është të studiojë nga afër përbërjen e planetit, strukturën dhe kiminë që mund të fshehin të dhëna se si është formuar rreth 4 e gjysmë milliard vite më parë.

ScreenAURORAshot_1.jpg

Aurora spektakolare e kapur nga teleskopi Hubble në polet e Jupiterit

Kjo është hera e parë që një sondë arrin kaq pranë Jupiterit. Rripi i rezatimit të planetit është aq i fortë sa mund të shkatërrojë çdo pajisje elektrike të pambrojtur. Gjatë misionit të tij, Juno do të fluturojë gati 30 herë rreth planetit 300 herë më masiv se Toka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si ta shpëtoni telefonin nëse ju bie në ujë
Konflikti në Detin Jugor, Pekini kërcënon Uashingtonin »
Article Logic
Execution time: 0.013364791870117
array(1) { ["section"]=> string(60) "misioni-historik-sonda-juno-hyn-ne-orbiten-e-jupiterit-45604" }