“Miss dhe Mister Pornostar Albania” konkursi që kërkohet të organizohet në Vlorë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:34 23-10-2015 “Miss dhe Mister Pornostar Albania” konkursi që kërkohet të organizohet në Vlorë

Në Shqipëri po kërkohet të organizohet një konkurs jo normal dhe jo nga ato që kemi parë përgjatë këtyre viteve. “Miss dhe Mister Pornostar” është pikërisht konkursi që ish-banori i Big Brother, Kreshnik Hysaj i njohur si Kika, kërkon të organizojë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një intervistë në “Zonë e lirë” në Tv Klan, Kika ka pohuar se një kompani hollandeze do të negociojë me qeverinë në Tiranë dhe atë në Prishtinë, për një event të tillë.  Vlora në Shqipëri dhe Prizreni në Kosovë janë përzgjedhur dy qytetet ku mund të zhvillohet konkursi, për të cilin Kika ka dhënë disa detaje.

“Persona mbi moshën 18 vjeç do të mund të marrin pjesë në konkurs, i cili do të zhvillohet gjatë muajt janar në Vlorë. Së shpejti do të hapim një tender për televizionin që do e transmetoj atë, sigurisht që do të jetë pas mesnate. Ky event kushton shumë para dhe prandaj po presim miratimin e qeverisë shqiptare, për të vijuar më pas me hapat e tjera”, ka thënë ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014624118804932
array(1) { ["section"]=> string(84) "miss-dhe-mister-pornostar-albania-konkursi-qe-kerkohet-te-organizohet-ne-vlore-23839" }