'Miss Serbia' ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve me një gjest mjaft të dashur për ne.
Bukuroshja bjonde që merr pjesë në konkursin e bukurisë 'Miss Freedom of the World', ka bërë gjë e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.
Gjatë vizitës se miss-eve në Kosovë, ku morën pjesë në një event, 'Miss Serbia' ka bërë shqiponjën me duar.
Ajo e ka bërë këtë gjest gjatë kohës që po sfilonte në pasarelë, kur sfiloi 'Miss Albania' dhe 'Miss Kosova' si dhe kur doli para mediave.
Bukuroshja serbe tha gjatë intervistës se 'është formë respekti' dhe për të 'është normale ta bëjë'.