Miss Suedia, mbahet peng e dhunohet për 6 muaj nga 41-vjeçari

Publikuar tek: bota, më 16:35 23-03-2015 Miss Suedia, mbahet peng e dhunohet për 6 muaj nga 41-vjeçari

Një 22 vjeçare suedeze e cila gëzonte dhe një kurorë si Miss Suedia ka rënë pre e dhunës në Milano. Ajo ka udhëtuar nga Suedia në kryeqytetin e modës pasi një 41-vjeçar i kishte ofruar asaj punë duke u hequr si agjent modelesh.

Ata kanë biseduar në rrjetin social Facebook dhe pasi janë takuar, 41-vjeçari i ka ofruar vajzës që të qëndronte në shtëpinë e tij në pritje të një pune të mirë. Që në shtator të vitit 2014 kur missi suedez është zhvendosur në shtëpinë e “punëdhënësit” të saj të supozuar, ai ka nisur të ushtrojë dhunë dhe ta mbajë të mbyllur për gjashtë muaj. Rasti është denoncuar nga komshinjtë pasi dëgjonin çdo ditë të bërtiturat e vajzës. Emri i vajzës nuk është raportuar për të mos cënuar imazhin e saj publik.

41-vjeçari e kishte bërë këtë gjë edhe më parë me vajza të tjera, veprim për të cilin kishte vuajtur dënimin në burg nga viti 2008 deri në vitin 2013. Pasi policia ka hyrë në apartament, 22 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, ndërsa tutori i saj është vënë në pranga. Pavarësisht se tutori ndodhej në pranga, ai është përpjekur që të kërcënojë 22 vjeçaren në gjuhën angleze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036756992340088
array(1) { ["section"]=> string(65) "miss-suedia-mbahet-peng-e-dhunohet-per-6-muaj-nga-41-vjecari-6732" }