Mister vdekja e 3-vjeçares në Berat, familjarët s’pranuan kryerjen e autopsisë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:03 31-01-2017 Mister vdekja e 3-vjeçares në Berat, familjarët s’pranuan kryerjen e autopsisë

Mbetet ende mister arsyet që çuan në vdekjen e 3-vjeçares Iza Dërra në spitalin e Berarit. Mjeku Vladimir Kumaraku thotë se dyshimet që çuan në këtë fund tragjik për vogëlushen është temperatura e lartë që nuk i përgjigjet asnjë lloj medikamenti. Por, autopsia do të japë një përgjigje të qartë se përse vogëlushja ka ndërruar jetë dhe nëse bëhet fjalë për mjekim të gabuar apo vdekja ishte e pashmangshme.

Kumaraku: Fëmija ka pasur një rëndim të papritur të gjendjes, në temperaturë të lartë në shifrat 41.6 gradë celsius dhe mbas kësaj gjendje me gjithë ndihmën e dhënë brenda repartit dhe e kaluam më pas në repartin e reanimacionit, nuk doli më nga gjendja. Konkluzionet mjekësore jepen pasi të bëhet autopsia e fëmijës, gjë të cilën ua kërkuam familjarëve me ngulm, pa respektuar as dy orët që do të rrinte pasi fëmija vdiq.

Familja e vogëlushes kanë bërë padi ndaj bluzve të bardha në dyshime se mjekët kanë neglizhuar 3 vjeçaren. Por ata nuk lejuan kryerjen e autopsisë pasi e konsideruan thjeshtë një eksperiment nga bluzat e bardha mbi trupin e fëmijës.

"Nuk më kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Unë e kam marrë vajzën dhe e kam sjellë në shtëpi pa i bërë autopsinë se nuk mbante më fëmija. E mitura u shtrua një javë më parë në spitalin e Beratit në simptomat e një gripi, por vogëlushja nuk arriti të dilte e gjallë nga dyert e spitalit" thotë Bedri Nuedini, daja i fëmijës. /OraNews

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet lista me emrat e aplikantëve për KLGJ dhe KLP
Entuziazmi i kompanive kanadeze të naftës: Pas dy vitesh gjumë, është koha të pasurohemi »
Article Logic
Execution time: 0.010353088378906
array(1) { ["section"]=> string(83) "mister-vdekja-e-3-vjecares-ne-berat-familjaret-s-pranuan-kryerjen-e-autopsise-67260" }