Misteret tronditëse që vazhdojnë të hetohen nga FBI

Publikuar tek: bota, më 18:35 17-07-2016 Misteret tronditëse që vazhdojnë të hetohen nga FBI

Disa nga rastet e vjetra, që vazhdojnë të hetohen nga FBI janë vërtetë të çmendura, ndërsa disa të tjerë janë vërtetë të frikshme.

FBI është ndër më të mirët në zgjidhjen e këtyre rasteve dhe për këtë arsye, nëse kërkoni rastet e hapura ose të pazgjidhura në ueb-faqen e FBI-së do ta gjeni një numër vërtet të vogël të këtyre rasteve, ja kush janë disa prej tyre:

1. GRABITJA E BANKËS NË VITIN 2003

Në vitin 2003, Banka 'Blue Ridge Savings' në Karolinën Jugore ra pre e grabitjes pasi grabitësi kishte vrarë bankieren dhe dy klientë të vjetër. Alarmi i sigurisë ishte aktivizuar menjëherë dhe policia kishin shkuar shpejt në vendin e ngjarjes, megjithatë rrëmbyesi ishte zhdukur.

2. RREMBIMI FËMIJËVE NGA BABAI DHE ZHDUKJA E TYRE

Betejat ligjore mes prindërve për kujdestarinë e fëmijëve është gjithmonë e mundimshme, por ajo që Charles Martin Vosseler kishte bërë në vitin 1987 ka qenë e jashtëzakonshme. Ai e kishte humbur betejën për kujdestarinë e fëmijëve, por nuk i'u bind ligjit dhe u zhduk me dy djemtë e tij dhe nuk u pa më kurrë.

3. KLIENTI QË  VRAU SHITËSIN PASI PAGOI PIJEN

Më 10 mars të vitit 1997, një dyqan i vogël buzë rrugës në Nebraska të SHBA-së, ishte bërë i njohur një krim të çuditshëm. Një klient që shihet në kamerat e sigurisë, kishte marrë një pije, të cilën e kishte paguar menjëherë dhe pak sekonda më vonë vrau shitësen dhe nuk u kap kurrë.

4. VAJZAT E ZHVESHURA DHE TË MASAKRUARA NË OHAJO

Në vitin 1994, dy vajza të reja ishin gjetur në Ohajo. Trupat e pajetë, të vajzave, kanë qenë të zhveshur. Më vonë ato u  identifikuan si Kathryn Menendez, 17 vjeç  dhe Sarah Rae Boehm, 14 vjeç. Autori i këtij krimi nuk është identifikuar ende edhe pse kanë kaluar 22 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022648096084595
array(1) { ["section"]=> string(57) "misteret-tronditese-qe-vazhdojne-te-hetohen-nga-fbi-46895" }