Një person ka humbur jetën në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si S. Aliaj, 57-vjeç. Ende nuk dihen rrethanat se si burri ka ndërruar jetë, por ajo që është mësuar deri tani është se personi është gjetur i shtrirë në mes të rrugës.
Ndonëse kalimtarë të rastit i kanë dhënë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë.