Misteri i djegies së makinës së biznesmenit italian dhe gjetja e eshtrave brenda, flet Hoxha: Nuk është aksidentale, por mund të ketë ndodhur me...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 19-01-2021 Misteri i djegies së makinës së biznesmenit italian dhe gjetja e eshtrave brenda, flet Hoxha: Nuk është aksidentale, por mund të ketë ndodhur me... Arjan Hoxha

Në 8 janar në Pukë u gjet një mjet i djegur, që më vonë u zbulua se ishte marrë me qira nga një qytetar Italian.

Lexo edhe: Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, në makinë e djegur u gjetën eshtra (LËVIZJET E FUNDIT)

Pak ditë më vonë mediat italiane ngritën shqetësimin për zhdukjen e ish-gjyqtarit Davide Peçorelli, i cili ishte personi që kishte marrë me qira këtë makinë në Rinas.

Ende nuk është bërë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, teksa sot në “Open” ish-drejtuesi i policisë së Shtetit, Arjan Hoxha tha se kjo ngjarje nuk është aksidentale nga rrjedhja e gazit, por ka shumë mundësi të jetë atentat me eksploziv.

Hoxha: Nuk është ngjarje aksidentale dhe ua them unë pse nuk është, sepse mund të jetë shpërthim me lëndë eksplozive, nëse do kishim rrjedhje gazi, shpërthimi do bëhej 10-15 minuta më pas, dhe të jep kohë që të largohesh nga automjeti. Në këtë rast nuk kemi rastin që të ketë mundësi të dalë nga makina. Mbetjet janë gjetur ditën e nesërme. Komisariati i Pukës dhe asnjë komisariat në Shqipëri nuk i ka kapacitetet logjistike që të bëjë veprimet e duhura për ta zbuluar kujt i përkasin eshtrat, duhet të shkonte oficeri i policisë gjyqësore. Pra ditën e nesërme është shumë vonë, mund t’i jetë lënë kohë atentatorëve që të fshijnë gjurmët e mundshme. Nuk më rezulton të ketë rrjedhje gazi. Kemi një vendngjarje të prishur, sepse veprimet e para hetimore janë të papërsëritshme, se sa do të rindërtosh mund të jenë prishur provat. Çdo oficer duhet të siguronte vendin e ngjarjes, por në asnjë mënyrë mos të ndërhynin e aq më tepër të gjendet trupi ditën tjetër.

Lexo edhe: Makina iu gjet e djegur në Pukë, mediat italiane ngrenë alarmin: Ish-gjyqtari Davide Pecorelli i zhdukur prej ditësh në Tiranë, s’ka asnjë gjurmë prej tij

Nga ana tjetër shefi i policisë kriminale, Tonin Vocaj ka thënë se policia ka shkuar në vendngjarje, por duke qenë se kushtet atmosferike ishin të vështira, policia ka shkuar ditën tjetër për të vijuar hetimet.

Vocaj: Dua të sqaroj se kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e duhur nga strukturat e policisë së shteit dhe prokurorisë së Pukës. Janë angazhuar ekspertët më të mirë të vendit. Unë bashkë me një grup drejtuesish kemi qenë në Pukë dhe kemi analizuar çështjen dhe janë përcaktuar pikat kyçe për vazhdimin e hetimit. Mund të ketë aludime me mungesë transparence, është e vërtetë që kemi vetëm një njoftim për djegie makine, është e vërtetë që nuk janë pasur të tjera njoftime, por kjo si pasojë e vijimit të hetimit. Ne nuk kemi mbajtur asgjë të fshehtë. Policia nuk e ka prishur vendin e ngjarjes, por e ka kqyrur. Në kqyrjen e nesërme janë para prezente eshtrat. Ka mundësi që ngjarja të jetë aksidentale, por ne si polici nuk kemi hequr dorë as nga pistat e tjera, që mund të jetë ngjarje kriminale. Për ta përcaktuar është shumë e rëndësishme ekspertiza piroteknike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungesa e njoftimeve të policisë për ngjarjet e bujshme, Ministri Çuçi tregon arsyen
Misteri i shpërthimeve në Lezhë ka lënë banorët pa gjumë, qytetari: Erdhën nga ajri, menduam për cunami... »
Article Logic
Execution time: 0.013595819473267
array(1) { ["section"]=> string(148) "misteri-i-djegies-se-makines-se-biznesmenit-italian-dhe-gjetja-e-eshtrave-brenda-flet-hoxha-nuk-eshte-aksidentale-por-mund-te-kete-ndodhur-me-235645" }