Misteri i Malaysia Airlines: Eksperti zbulon kush fshihet pas zhdukjes së avionit

Publikuar tek: bota, më 14:35 30-09-2019 Misteri i Malaysia Airlines: Eksperti zbulon kush fshihet pas zhdukjes së avionit

Avioni Malaysia Airlines mund të ketë përfunduar në Oqeanin Indian. Avioni MH370 u zhduk në 8 Mars 2014, gjatë rrugëtimit nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord.

Hetimi zyrtar arriti në përfundimin se avioni ka të ngjarë të ketë përfunduar në Oqeanin Indian, por ata nuk pohuan se kush mund të ketë qenë përgjegjës.

Ndërkohë, eksperti i MH370, David Learmount pretendon se di se kush fshihet pas zhdukjes së avionit Boeing 777.

Ai i tha i tha Channel 5 se ai dinte një përshkrim të rrëmbyesit të supozuar të Boeing 777.

“Ishte një qenie njerëzore mjaft e kualifikuar, e trajnuar mirë dhe që e dinte mirë si funksiononte Boeing 777", deklaroi ai.

Kjo është një teori që rivalizon të parën, ku thuhej se shpërthimi i një shishe oksigjeni ka bërë që avioni të humbte ekuilibrin e të rrëzohej.

Kjo ishte fillimisht një teori e parë, pasi në vitin 2011 një aeroplan Egjiptian pati një zjarr shkatërrues në kabinë për këtë arsye.

Për fat të mirë avioni kishte qenë në tokë, por megjithatë shpërthimi krijoi një çarje masive në kabinë, dhe shtatë persona morën shërbim mjekësor.

Ndërkaq, këshilltari i aviacionit Alastair Rosenschein shprehu mendimin se nëse diçka e ngjashme do të kishte ndodhur me MH370 në ajër, pilotët do të kishin devijuar drejtimin e tyre për t’u vendosur diku ku mund të zbarkonin sa më shpejt të ishte e mundur.

MH370 në të vërtetë vazhdoi të fluturonte për shumë orë pasi humbi. Kjo është e njohur për disa arsye, njëra prej të cilave është se vazhdoi të shfaqet në ekranet e radarëve ushtarakë edhe pasi u zhduk nga radari civil i kontrollit të trafikut ajror.

Avioni u kthye 180 gradë dhe fluturoi përgjatë kufirit midis zonave të kontrolluara nga ushtarakët e vendeve të ndryshme.

Kjo do të thoshte se secili prej tyre mendonte se tjetri ishte nën kontrollin e avionit, kështu që nuk tingëllonte alarmi.

Kjo është një arsye pse Learmount mendon se rrëmbyesi ishte shumë i kualifikuar: ata kuptuan për zonat e vdekura në kontrollin e trafikut ajror, zona të cilat nuk mund të nxisnin këmbanën e alarmit, që nuk linin dyshime në radarë.

Për më tepër, sipas ekspertit të aviacionit Jeff Wise avioni ishte duke u fluturuar në mënyrë agresive, çka nënkupton se kushdo që ishte në kontroll e dinte se çfarë po bënin.

Nëse avioni do të kishte pësuar një fatkeqësi teknike në ajër, ka të ngjarë të kishte zbritur në Detin e Kinës së Jugut, por të gjitha provat tregojnë se ai po binte në Oqeanin Indian.

Ndërkaq, tre copa mbetjesh të konfirmuara të MH370 u gjetën në plazhet e Oqeanit Indian dhe bregdetin perëndimor të Afrikës.

avion1.jpg

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01283597946167
array(1) { ["section"]=> string(87) "misteri-i-malaysia-airlines-eksperti-zbulon-kush-fshihet-pas-zhdukjes-se-avionit-180298" }