Misteri i shpërthimeve në Lezhë ka lënë banorët pa gjumë, qytetari: Erdhën nga ajri, menduam për cunami...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 19-01-2021 Misteri i shpërthimeve në Lezhë ka lënë banorët pa gjumë, qytetari: Erdhën nga ajri, menduam për cunami... Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në Lezhë, duke alarmuar banorët që dhe tani pas 2 orësh ende nuk mund të flenë të qetë.

Shpërthimi i parë u dëgjua në Ishull-Shëngjin në orën 19:40 dhe shpërthimi i dytë u dëgjua në Ishull-Lezhë në orën 19:41. Policia e qarkut është vënë në lëvizje dhe ka rrethuar zonën, por ende nuk ka identifikuar origjinën apo vendin e shpërthimit.

Banorët kanë folur për mediat dhe kanë thënë se janë të tmerruar dhe kanë njoftuar policinë, me këta të fundit që nuk kishin dijeni. Mister mbetet fakti çfarë shpërthimesh ishin, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë.

“Ishte nga ajri dhe kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje punë sekondash. Kam lajmëruar operativin e zonës, ata thanë nuk dimë asgjë. Ne kishim frikë, mos vjen ndonjë tip cunami. Dolëm jashtë nga frika, por nuk pamë gjë, për mua ishin goditje nga ajri” thanë dy nga banorët e zonës për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Misteri i djegies së makinës së biznesmenit italian dhe gjetja e eshtrave brenda, flet Hoxha: Nuk është aksidentale, por mund të ketë ndodhur me...
Zgjedhjet e 25 prillit, Çuçi: Do të angazhohem maksimalisht që policia të mos njolloset nga politika dhe grupet kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.016832113265991
array(1) { ["section"]=> string(107) "misteri-i-shperthimeve-ne-lezhe-ka-lene-banoret-pa-gjume-qytetari-erdhen-nga-ajri-menduam-per-cunami-235647" }