Megjithëse është nën mbrojtje të veçantë, shpendi i shqiponjës që është cilësuar si në “rrezik zhdukje” në Shqipëri, vijon të shitet në tregun e zi nga persona të papërgjegjshëm.
Rasti ka të bëjë me një djalë nga Shkodra, i cili ka nxjerrë në shitje për 70 euro një shqiponjë të artë, shpendi simbol i të gjithë shqiptarëve që në fotografinë më poshtë shihet i zënë në një kafaz.
Newsbomb.al bën me dije se personi e ka nxjerrë në shitje shqiponjën në një faqe me mijëra ndjekës në Facebook, por për çudinë e tij ka marrë menjëherë qindra komente nga qytetarë të arsyeshëm që i kërkonin ta dorëzonte menjëherë në polici.
Dhe duket se ashtu ka ndodhur. Personi ka fshirë postimin nga Facebook, dhe mëngjesin e sotëm në Policinë e Shkodrës është ka mbërritur një shqiponjë e plagosur, shkruan Newsbomb.al.
Uniformat blu janë treguar të gatshme për strehimin dhe përkujdesjen e shqiponjës, megjithëse raste të tilla, pas hyrjes në fuqi të moratoriumit kundër gjuetisë, janë të rralla.