Misteri Romulit: Ekspertët dyshojnë se kanë gjetur varrin e themeluesit të Romës

Publikuar tek: bota, më 19:58 21-02-2020 Misteri Romulit: Ekspertët dyshojnë se kanë gjetur varrin e themeluesit të Romës Varri i zbuluar ne qender te Romes

Një sarkofag i zbuluar në mbetjet e një tempulli të lashtë në Romë ka sjellë dyshime te ekspertët se mund të kenë gjetur varrin e themeluesit të Romës, Romulit.

Varri prej guri, së bashkua me altarin rrethor, daton që në shekullin e 6 para Krishtit.

Sipas legjendës, Romuli themeloi qytetin në vitin 753 para Krishtit, pasi vrau vëllain binjak Romin.

Zbulimi i varrit u bë nga arkeologët italianë të Forumit Romak.

Por ka edhe disa historianë që besojnë se ky nuk është varri i Romulit, pasi ata thonë se edhe nëse

Romuli do të kishte ekzistuar, nuk do të kishte as një varr, pasi sipas burimeve trupi i tij u ngrit në parajsë si perëndia romake Qiurinius, ose u copëtua nga senatorë që kishin zili për fuqinë e tij.

"Ky nuk është varri i Romulusit, por është një vend kujtimi ku u festua kulti i Romulusit, një cenotaf", tha Alfonsina Russo, drejtore e Parkut Arkeologjik Colosseum të Romës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086109638214111
array(1) { ["section"]=> string(86) "misteri-romulit-ekspertet-dyshojne-se-kane-gjetur-varrin-e-themeluesit-te-romes-195999" }