MISTERI/ Zbulohen eshtrat e dy personave nën rrënojat e qytetit italian (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 22:58 21-11-2020 MISTERI/ Zbulohen eshtrat e dy personave nën rrënojat e qytetit italian (FOTO) Qyteti antik italian Pompei

Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dy personave nën rrënojat e qytetit antik Pompei i cili u shkatërrua nga shpërthimi vullkanik i Malit Vezuvius në vitin 79’ para erës sonë.

Sipas arkeologëve, njëri prej persona të gjendur mendohet të jetë rreth moshës 30 deri në 40 vjeç, ndërsa tjetri 18 deri në 23 vjeç. Ata shprehen se shanset janë të larta që dy eshtrat e zbuluara kanë qenë njëri pronari dhe tjetri skllavi duke gjykuar nga mënyra e veshjes.

126961656_193999995590397_1565983537994172376_n.png

Pronari ishte i veshur me një mantelë pambuku të mbështjellur rreth qafës së tij ndërsa skllavi ishte i veshur me një bluzë dhe kishte një shtyllë kurrizore të dëmtuar e cila tregon që mund të jetë marrë me punë të rënda.

127027564_120324183058916_8094689140897791266_n.png

Të dy viktimat mendohen të jenë munduar të arratisen nga shpërthimi vullkanik në momentin e vdekjes.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Kulturës Italiane, Dario Franceschini, i cili theksoi se rrënojat e qytetit të lashtë Pompei janë një vend fantastik për studime dhe kërkime nga arkeologët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet mjeku, u dha injeksionin vdekjeprurës pacientëve të prekur nga Covid-19
Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor »
Article Logic
Execution time: 0.011435985565186
array(1) { ["section"]=> string(82) "misteri-zbulohen-eshtrat-e-dy-personave-nen-rrenojat-e-qytetit-italian-foto-228651" }