Miting madhështor në Sheshin Skënderbej, Berisha publikon VIDEON e festimeve ditën e futjes së Shqipërisë në NATO 11 vite më parë

Publikuar tek: politike, më 22:20 04-04-2020 Miting madhështor në Sheshin Skënderbej, Berisha publikon VIDEON e festimeve ditën e futjes së Shqipërisë në NATO 11 vite më parë FotoArkive: Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga festimet e organizuar në Sheshin Skënderbej, 11 vite më parë kur Shqipëria nën drejtimin e tij u anëtarësua në NATO, si shtet me të drejta të plota.

“Me kete vendim historik Shqiperia hynte ne aleance politike dhe ushtarake me boten e lire. Vendi qe ne historine e tij te gjate kishte njohur pushtime te shumta, te egra, te zgjatura e barabare, ndofta me shume se çdo vend tjeter behej anetar i aleances ushtarake dhe politike me te pathyeshne te kohes te udhehequr nga SHBA. Ne kete kontekst anetaresimi ne NATO shenon dhe arritjen me te madhe te Shqiperise pas pavaresise saj”, shkruan Berisha.

Ndër rreshta ish-kryeministri thotë se PD menjëherë sapo erdhi në pushtet në vitin 2005 ndërmori reforma të mëdha dhe jetin në planin ekonomik, ushtarak, financiar e social. Ai shton se rruga drejt NATO-s nuk ishte e sheshtë pasi PS e drejtuar nga Rama organizoi në 5 prill 2009 një miting me fotot e ish-diktatorit Hoxha për të penguar rrugën e anëtarësimit.

“Pas deshtimit ne keto perpjekje donkishoteske antikombetare, Edvin Kristaq Rama do te organizonte me dt 5 Prill te vitit 2009 mitingun me portrete te Enver Hoxhes per te protestuar ndaj kesaj arritje historike te kombit shqiptar.

Ky 11 vjetor me jep rastin qe te shpreh mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qytetareve, shqiptare, zyrtare, civile, ushtarake, drejtues, politikane qe me punen, mbeshtetjen e tyre bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Lirise, aleancen me te madhe politike dhe ushtarake te kohrave”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Video e publikuar nga ish-kryeministri:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085170269012451
array(1) { ["section"]=> string(135) "miting-madheshtor-ne-sheshin-skenderbej-berisha-publikon-videon-e-festimeve-diten-e-futjes-se-shqiperise-ne-nato-11-vite-me-pare-201380" }