Mitro Çela flet për zyrtarin e FMN-së që u martua me një burrë të moshuar dhe sjell në vëmendje një djalë gay të harruar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:39 22-11-2016 Mitro Çela flet për zyrtarin e FMN-së që u  martua me një burrë të moshuar dhe sjell në vëmendje një djalë gay të harruar

“NJË DJALË GAY I HARRUAR?!” Kështu e titullon këtë copëz tregimi Mitro Çela ndërsa rrëfen momente intyeresante që datojnë nga viti 1992,

Por Mitro sjell në vëmendje edhe Klodin e Big Brotherit, lezhjanin  që u shndërrua në të riun e parë shqiptar që pranoi publikisht se ishte gay.

RRËFIMI I MITROS:

Takova një mik. Punon në ministrinë e Finacave. Një fakt i thjeshtë, hyri si “pykë” në bisedë mes nesh:

-Të kujtohet ai Devidi, që punonte në kohën kur ishte Genci Ruli ministër i Finacave në vitin 1992? Përfaqësues i FMN-së?

Mu kujtua një djalë enigmatik, si vetë FMN-ja që vinte në komisionin e ekonomisë në parlament, për të zbërthyer direktivat e FMN-së...

-Ai djalka,- vazhdoi ai,- na qënka martuar. Nuk është ndonjë çudi! E bukura është se është martuar me një ...burrë të moshuar!

Kur u ndamë, nuk di pse flisja me vete: Gjithmonë do të kemi homoseksualë për të na drejtuar vendin ose ekonominë?! Faqet më të debatuara të librit të Blendi Fefziut “Enver Hoxha”, ishte dilema: Ishte apo nuk ishte homoseksual Enver Hoxha? I vriste apo nuk i vriste Enveri dylberët-të dashurit e zëmrës?!

Por ka edhe një burrë tjetër nga mëmëdheu ynë që është lënë në harresë nga politika e ditës. Fjalën e kam për Klodin e Big-Bradhër. Kur Klodi deklaroi brenda shtëpisë së është gay, u ngritën në këmbë të rinjtë e Lezhës. Me parrulla në dorë shëtisnin rrugëve të qytetit duke ularitur: “Për Klodin nuk ka vend në Lezhë!”

Por askush nuk e vuri ujin në zjarr, sepse po atë ditë, mbriti letra e hapur e Hillari Klliton- në atë mot Sekretare e Shtetit,- për Klodin:

-Një djalë i ri, nga një vend i vogël dhe me zakone prapanike si Shqipëria, guxoi të pranoi publikisht, atë që e fshehin senatorë amerikanë dhe eurodeputet?!

Me urrejtjen e qytetit ku lindi dhe me dashurinë e zonjës Klliton, Klodi mori arratinë dhe mbriti në Milano. Atja drejton një sallon bukurie “Armani”. Fama e Klodit pushtoi Evropën.

Me rastin e Vitit të Ri 2013, Klodi ishte i ftuari special i kryeministrit të Belgjikës, Elio Di Rupo. Një darkë intime në rezidencën e kryeministrit. Verë e kuqe për një mbrëmje romantike. Po pse Kryeministri i Belgjikës? Edhe ai është rast special. Në vitin 2000 deklaroi publikisht se ishte gay. Ishte ky sebepepi që mileti i dha votën për të bërë kryeministër në vitin 2011.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029174089431763
array(1) { ["section"]=> string(126) "mitro-cela-flet-per-zyrtarin-e-fmn-se-qe-u-martua-me-nje-burre-te-moshuar-dhe-sjell-ne-vemendje-nje-djale-gay-te-harruar-60312" }