Mitsotakis përplaset me ish-kryeministrin grek në parlament për ‘detin’: Shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme

Publikuar tek: rajon, më 15:01 26-10-2020 Mitsotakis përplaset me ish-kryeministrin grek në parlament për ‘detin’: Shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në parlament ditën e djeshme është përplasur me ish-kryeministrin e greqisë, kreun e Syrizas, Alexis Tsipras.

Nga parlamenti Mitsotakis është shprehur se shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme, duke theksuar se një politikë e jashtme aktive sjell rezultate.

Ai është shprehur se qeveria e tyre arriti një marrveshje, ndërsa e mëparshmja asgjë.

“Nuk e arritët marrëveshjen e EEZ me Italinë dhe Egjiptin dhe duhet të vinte qeveria jonë t’i bënte. E drejta e zgjerimit 12 milje është e drejtë njëanshme e panegociueshme e vendit dhe nuk vihet në diskutim. Qeveria jonë e ushtroi e para, duke filluar nga deti Jon. Gjithashtu, dihet përse asnjë qeveri nuk i zgjeroi ujërat territoriale në Egje, edhe pse vendi e gëzon të drejtën. Detyrim i vendit është të mbrojë sovranitetin etnik”, ka theksuar Mitsotakis në debatin parlamentar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nënkryetari i ‘Agimit të Artë’ në arrati, policia greke kërkon ndihmën e Interpolit: Mund të jetë arratisur në Shqipëri
Tre viktima nga Covid në Kosovë, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011464834213257
array(1) { ["section"]=> string(134) "mitsotakis-perplaset-me-ish-kryeministrin-grek-ne-parlament-per-detin-shtrirja-ne-12-milje-eshte-nje-e-drejte-e-patjetersueshme-225210" }