‘Mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve’, Kryemadhi publikon videon dhe bën thirrje: Testimi dhe masat mbrojtëse janë detyrim i qeverisë

Publikuar tek: politike, më 16:14 27-09-2020 ‘Mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve’, Kryemadhi publikon videon dhe bën thirrje: Testimi dhe masat mbrojtëse janë detyrim i qeverisë Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje qeverisë që të mos kursejë për shëndetin e nxënësve në shkolla.

Sipas saj, testimi dhe masat masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryemadhi ka publikuar videon ku një nxënës ankohet se dezinfektantët dhe masat mbrojtëse i blejnë vetë, ndaj kjo ndikon edhe në ekonominë e familjes së tyre.

“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”, shkruan Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011272192001343
array(1) { ["section"]=> string(139) "mjaft-kursyet-per-shendetin-e-nxenesve-kryemadhi-publikon-videon-dhe-ben-thirrje-testimi-dhe-masat-mbrojtese-jane-detyrim-i-qeverise-221858" }