“Mjaft’’ vë në peshore Lulzim Bashën, i mat premtimet si kryebashkiak

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 12-03-2015 “Mjaft’’ vë në peshore Lulzim Bashën, i mat premtimet si kryebashkiak Lulzim Basha

Lëvizja “Mjaft’’ do të bëjë publik një raport mbi mbajtjen e premtimeve të kryebashkiakut Lulzim Basha, në drejtim të Tiranës. Pas Bashës, radha do të jetë për bashkitë e Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës.

“Lëvizja Mjaft do të prezantojë Raportin “Vërtetëmatësi “ mbi realizimin e premtimeve elektorale  për  Bashkinë Tiranë në katër vitet e fundit. Ky proces do të vijojë javë pas jave me publikimin e 7 raporteve të tjera për Bashkitë e Durrësit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës. Nëpërmjet kësaj nisme Lëvizja Mjaft synon të masë në mënyrë cilësore dhe sasiore punën e këtyre bashkive, si dhe të informojë qytetarët mbi realizimin e premtimeve që përfaqësuesit e bashkive kanë marrë si angazhim gjate fushatës elektorale.  “, deklaron ‘’Mjaft””.

Ekipi “Vërtetëmatësi”, i Mjaftit kohë më parë krahasoi edhe premtimet me realizimet të qeverisë shqiptare, e cila nuk kishte mbajtur një pjesë të mirë të premtimeve elektorale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia pas protestës: Faleminderit qytetarë
Prokuroria kërkon 6 muaj burg për kundëradmiralin Gërveni »
Article Logic
Execution time: 0.012123107910156
array(1) { ["section"]=> string(70) "mjaft-ve-ne-peshore-lulzim-bashen-i-mat-premtimet-si-kryebashkiak-5697" }