Mjegulla e dendur, anulohen fluturimet në aeroport

Publikuar tek: rajon, më 10:02 16-12-2019 Mjegulla e dendur, anulohen fluturimet në aeroport

Mjegulla e rënë mbi Kosovë ka ndikuar që të anulohen disa fluturime në aeroportin ‘Adem Jashari’.

Aeroplani i parashikuar që të zbriste në Sllatinë rreth orës 22:15 është kthyer përsëri në Stamboll. Ndërsa ai i nisur nga Verona për në Prishtinë është detyruar që të ulet në aeroportin e Shkupit.

Zëdhënësja e aeroportit ‘Adem Jashari’, Valentina Gara, është shprehur se qytetarët duhet t’i kontaktojnë kompanitë ajrore sepse janë të obliguara që të merren më udhëtarët të cilët presin për shkaqe të ndryshme.

‘Fluturime janë duke u anuluar për shkak të mjegullës, kompanitë ajrore duhet me pas një përfaqësues që i sqaron udhëtarëve se çka duhet me bë’, ka thënë Gara.

auto_vv1576478767.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008059024810791
array(1) { ["section"]=> string(56) "mjegulla-e-dendur-anulohen-fluturimet-ne-aeroport-189520" }