Mjekësia ligjore publikon rezultatet, zbulohen arsyet e vdekjes së parakohshme të George Michael

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:45 07-03-2017 Mjekësia ligjore publikon rezultatet, zbulohen arsyet e vdekjes së parakohshme të George Michael

Mjekësia ligjore ka zbardhur sot rezultatin e ekspertizës mjeko-ligjore të këngëtarit të famshëm, George Michael dhe ka zbuluar se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqet natyrale.

'Sipas analizave shkak është bërë zemra e dobët dhe mushkëritë e dëmtuara', tha mjeku ligjor.

Michael u gjet i vdekur vitin e kaluar në ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij, shkruan ‘Daily Mail’.

“Hetimet mbi vdekjen e George Michael janë mbyllur dhe raporti i fundit është pranuar”, tha Darren Salter, mjeku kryesor ligjor i Oxfordshire.

Pas më shumë se dy muaj pas vdekjes së tij, trupi i këngëtarit do t’i kthehet familjes së tij për një funeral të planifikuar dhe me shumë gjasë raporti i plotë i toksikologjisë nuk do të dalë ndonjëherë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069952011108398
array(1) { ["section"]=> string(101) "mjekesia-ligjore-publikon-rezultatet-zbulohen-arsyet-e-vdekjes-se-parakohshme-te-george-michael-71086" }