Mjekët dhe infermierët paralajmërojnë grevë urie, kërkojnë 300 euro shtesë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:45 25-10-2020 Mjekët dhe infermierët paralajmërojnë grevë urie, kërkojnë 300 euro shtesë

Duke nisur nga java tjetër, punonjësit shëndetësor privat në Kosovë do të futen në grevë urie.  

Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi për mediat kosovare.  Sipas tij, ky hap do të ndërmerret pasi Qeveria nuk ka zbatur ligjin e miratuar si masë kompensioni gjatë kohës së pandemisë Covid-19, që konsiston në pagë shtesë prej 300 euro në muaj.

Mjekëve dhe infermierëve do t’i bashkohen në grevë edhe shoferët e ambulancave. Azemi thotë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe shpreson se do të jenë të realizueshme.

 “Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të hyrë në grevë… tani kemi një presion nga punëtorët teknik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe në qendrat klinike universitare. Definitivisht që të gjithë janë pro grevës, edhe pse në SShKUK ka ende një hezitim për t’iu bashkëngjitur grevës.  Shpresojmë se do të koordinohemi edhe me ata dhe javën tjetër do të fillojmë me një grevë tërë ditore. Ka pasur afat të mjaftueshme Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë me dije se do të ndalim shërbimet tona dhe këto shërbime nga java tjetër do të ndërpriten”, tha Azemi.

Kreu i kësaj sindikate ka treguar se vetëm rastet emergjente do të trajtohen, ndërsa të gjithë shërbimet tjera do të ndërpriten.

Kujtojmë se protesta me këto kërkesa janë mbajtur në QKMF në Podujevë, SSHKUK, Ferizaj dhe në komuna të tjera.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Azemi shpreh edhe një shqetësim tjetër për fatin e punëtorëve në sektorin privat. Azemi ka thënë se deri në fund të vitit pritet të mbyllen deri 100 mijë vende të punës në sektorin privat për shkak të pandemisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Infektohet me Covid-19 Kryebashkiaku i Dropullit, njoftimin e jep në GREQISHT, mbyllet institucioni
Telebingo Shqiptare: Këto janë 4 biletat fituese me nga 12 milionë lekë secila »
Article Logic
Execution time: 0.01099705696106
array(1) { ["section"]=> string(80) "mjeket-dhe-infermieret-paralajmerojne-greve-urie-kerkojne-300-euro-shtese-225136" }