'Mjekët dhe infermierët po ikin në Gjermani', Manastirliu: Marrin eksperiencë atje dhe kthehen prapë këtu

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 23-09-2020 'Mjekët dhe infermierët po ikin në Gjermani', Manastirliu: Marrin eksperiencë atje dhe kthehen prapë këtu Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pranon se ka mjekë dhe infermierë që ikin nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, kryesisht Gjermani, por ata kthehen prapë.

Ministrja tha gjatë një interviste për gazetarin Balla, duke folur për përballimin e situatës dhe mbrojtjes së qytetarëve, se do të rrisë numrin e mjekëve dhe infermierëve në spitale.

Mirëpo e pyetur nga Balla se ku do gjenden këto mjekë dhe infermierë shtesë, duke qenë se shumë po largohen nga vendi, Manastirliu tha se shumë infermierë që ikin në Gjermani, shkojnë për të fituar eksperiencë dhe vijnë e ofrojnë atë këtu në Shqipëri.

Pyetje: Çfarë do të bëni në ditët në vijim, për të na mbrojtur ne qytetarëve, cilat janë masat që do të merrni?

Manastirliu: Do të shtojmë numrin e mjekëve dhe infermierëve në spitale...

Pyetje: Po ku do t'i gjeni këto mjekë e infermierë, sepse shumë po largohen, i kam parë me sytë e mi. po largohen ata nëpër spitale private e jo më në shtet...

Manastirliu: E vërtetë, ka dhe nga ata që ikin, por kthehen prapë. Ikin marrin eksperiencë atje dhe vijnë kontribuojnë këtu në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01170802116394
array(1) { ["section"]=> string(108) "mjeket-dhe-infermieret-po-ikin-ne-gjermani-manastirliu-marrin-eksperience-atje-dhe-kthehen-prape-ketu-221425" }