Mjekët e prekur nga Covid-19, Vokshi: Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse

Publikuar tek: politike, më 16:08 30-03-2020 Mjekët e prekur nga Covid-19, Vokshi: Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit se janë të infektuar me koronavirus 32 mjekë dhe infermierë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet se ata janë prekur pasi maskat mbrojtëse ishin të skaduara.

Ndërsa tashmë, sipas Vokshit ka mungesë të tyre dhe të dorezave, prandaj ministrja e Shëndetësisë duhet të shpërndajë mjetet mbrojtëse që mbërritën para disa ditësh në Rinas.

Statusi i plotë:

Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi:

- 32 mjekë e infermierë janë prekur nga COVID-19,

Ose

- 14,3% e totalit të personave të prekur.

Kjo është përqindja më e lartë krahasuar me cdo vend tjetër, madje lë pas edhe Italinë e që e ka në nivelin 9%.

Jo vetëm kaq, por Ministria e Shëndetësisë, nuk tregoi as faktin që ndër 32 staf mjekësor, ka edhe kryeinfermiere pavionesh të cilat janë prekur duke punuar me përkushtim maksimal në vijën e parë të betejës ndaj këtij virusi. Të tjerë janë prekur me gjasa sepse maskat e skaduara jo vetëm nuk ishin mbrojtje për ta, përkundrazi ...

Kemi ngritur zërin cdo ditë, kemi kërkuar që prioriteti numër një i Qeverisë të ishte mbrojtja e stafit mjekësor. Por ende sot, ata gjenden të vetëm e të pambrojtur, pa veshje të përshtatshme, pa doreza, pa maska....

Është #Urgjente, është jetike, që Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse që mbërritën para disa ditësh në Rinas. Asnjë staf mjekësor ose mbështetës nuk duhet të shqetësohet si të mbrojë veten e tij ndaj COVID19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092577934265137
array(1) { ["section"]=> string(98) "mjeket-e-prekur-nga-covid-19-vokshi-ministria-e-shendetesise-te-shperndaje-mjetet-mbrojtese-200662" }