Në orën 11:00 të paradites së sotme pritet të nisë sërish një protestë e mjekëve në ambjentet e QSUT. Mjekët do të protestojnë në mbrojtje të së drejtave të tyrë, marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit ku bluzat e bardha u bënë kryefjalë e medias dhe opinionit publik.
Ata do dalin sot në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre, jo vetëm sa i takon ngjarjeve në fjalë ( rastet e dhunës në krye të detyrës të denoncuar nga vetë mjekët) por edhe testimit të shumpërfolur. Mjekët e kundërshtojnë me forcë këtë testim të qeverisë.
Kujtojmë që më datë 9 shkurt, vendi u përfshi nga një tjetër protestë e mjekëve, që u pasqyrua gjerësisht edhe në media.