Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video me informacione të përmbledhura lidhur me programin e ri të mjekëve specialist në rrethe.
Në video tregohet se si po punohet në spitalin e Fierit, pas dërgimit të mjekëve specialistë nga Tirana.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion domethënës për programin e ri të specialistëve në spitalet jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.