Mjekja e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë folur përpara mediave pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit.
Mjekja ka sqaruar se Agolli shfaqi probleme të shumta javët e fundit, kryesisht në mushkëri, dhe pavarësisht asistimit intensiv, ai ndërroi jetë.
“Ai vunate prej vitesh nga probleme kronike të mushkërieve dhe probleme kardiake. Prej një jave problemet u rënduan duke shfaqur edhe probleme celebrale, për të cilat u asistua në mënyrë intensive. Pavarësisht trajtimit intesiv ai ndërroi jetë. Pavarësisht asistencës aspiratore, sërish situata u rëndua dhe në këto kushte, ai nuk mundi të mbijetonte”, tha mjekja.