Mjekët iu thanë se do t’i heqin tubin, prindërit e 7 vjeçares në prag të vdekjes përleshen me policinë: Babai nuk i lëshon dorën të bijës, oficerët e nxjerrin zvarrë nga spitali (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:58 05-08-2020 Mjekët iu thanë se do t’i heqin tubin, prindërit e 7 vjeçares në prag të vdekjes përleshen me policinë: Babai nuk i lëshon dorën të bijës, oficerët e nxjerrin zvarrë nga spitali (VIDEO) Babai ne perleshje me policet

Kjo video prekëse tregon përleshjen e policisë me prindërit e një vajze e cila është në spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekët u kanë thënë 2 prindërve të vajzës 6 vjeçare, se për të nuk mund të bëhet më asgjë, prandaj duhet ti heqin tubin e intubimit. Por, prindërit e vogëlushes të cilët janë mjekë me profesion, duke shpresuar se ajo do rikthehet në jetë, kanë kundërshtuar spitalin, dhe u kanë rekomanduar të ndjekin një tjetër metodë për ta shëruar.

Pas kundërshtisë me to, spitali ka thirrur policinë të cilët i kanë nxjerrë prindërit zvarrë jashtë dhomës së vajzës.

Rashid Abbasi, babai i vajzës nuk pranoi të largohej dhe vazhdonte të mbante dorën e vajzës së tij.

Pas disa minutash bisede, oficerët e larguan me forcë, duke e tërhequr zvarrë nga shtrati i së bijës.

Abbasi është parë duke rezistuar para se të rrëzohej në dysheme, duke bërtitur se kishte dhimbje në gjoks dhe se kishte nevojë për mjekimin e tij.

Vajza gjashtë vjeçare e çiftit Zainab vuante nga problemet e frymëmarrjes dhe kishte një sëmundje të rrallë gjenetike e quajtur sindromi Niemann-Pick.

"Sapo na është thënë rreth gjysmë ore më parë se ata do të nxjerrin tubin dhe se vajza jonë do të vdesë," u tha Aliva, e ëma, oficerëve të policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079622268676758
array(1) { ["section"]=> string(187) "mjeket-iu-thane-se-do-t-i-heqin-tubin-prinderit-e-7-vjecares-ne-prag-te-vdekjes-perleshen-me-policine-babai-nuk-i-leshon-doren-te-bijes-oficeret-e-nxjerrin-zvarre-nga-spitali-video-216153" }