Mjekët janë HERONJTË e këtij VITI! Newsbomb.al shpall Personazhin e 2020

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:47 25-12-2020 Mjekët janë HERONJTË e këtij VITI! Newsbomb.al shpall Personazhin e 2020

Mbyllet pas më shumë se një jave, dhe një pjesëmarrje tepër të lartë, sondazhi i Newsbomb.al për Personazhin e Vitit 2020.

Ata janë mjekët, heronjtë e këtij viti!

Ky vit ishte i vështirë, pandemia e Covid-19 që shpërtheu në muajt e parë përfshiu edhe vendin tonë. E ndonëse me shumë të panjohura, pengesa dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm se sistemi shëndetësor mund të shkonte drejt kolapsit, mantelbardhët na bënë të gjithëve krenarë me përkushtimin e lartë dhe profesionalizmin, duke i bërë ballë kësaj sfide të madhe.

Pjesëmarrja në votim ka qenë edhe më e madhe nga sa pritej.

Të shumtë ishin qytetarët, por edhe ish-pacientët e 20 mjekëve të nominuar prej nesh që kanë gjetur mundësinë të shprehin edhe një herë falenderimin për ta, duke zgjedhur t’i votojnë, votim që në disa raste është tentuar të manipulohet, edhe pse nuk e morëm vesh shkakun, kur të gjithë mjekët janë në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm.

Me shpresën se viti 2020 do të marrë me vete edhe pandeminë, Newsbomb.al i uron një vit të ri të mbarë të gjithë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

Personazhi i Vitit 2020 në Newsbomb.al:

Silva Bino; Albana Fico; Arjan Harxhi; Mira Rakacolli; Najada Çomo; Tritan Kalo; Perlat Kapisyzi; Pëllumb Pipero; Entela Kolovani; Alma Cami; Arjan Mezini; Renato Osmënaj; Edmond Puci; Silvana Bala; Dhimitër Kraja; Arben Ndreu; Shkëlqim Kurti; Ermira Muço; Ergys Ramosacaj; Esmeralda Meta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdesi i Ambasadores së SHBA, Yuri Kim merr dezinfektantin dhe spërkat foltoren flet vetë
»
Article Logic
Execution time: 0.011189937591553
array(1) { ["section"]=> string(78) "mjeket-jane-heronjte-e-ketij-viti-newsbomb-al-shpall-personazhin-e-2020-232656" }