Mjekët kundër testimit: Spitalet me militantë që luajnë “Solitare”

Publikuar tek: aktualitet, më 12:40 27-01-2015 Mjekët kundër testimit: Spitalet me militantë që luajnë “Solitare” Edi Rama gjatë një vizite në QSUT

Mjekët kundërshtojnë ashpër testimin menduar për ta nga Ministria e Shëndetësisë. Një përfaqësi e tyre ka folur e indinjuar sot në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Sipas mjekëve gjithçka po bëhet që në spitale të emërohen mjekë dhe punonjës të tjerë që s'kanë lidhje me mjekësinë, pasi deri tani sa kanë mundur kanë sjellë militantë që luajnë "Solitare" në kompjuter.

“Ky është një testim antiligjor dhe korruptiv. Duam të mos bëhet. Këtu nuk merret vesh, ikën një ministër, ikën një drejtor, vjen një drejtor tjetër. Askush nuk analizon milionat për instalimet, mbeturinat spitalore që grumbullohjen në kazanë. A kemi raport mjek-infermier-numer shtretësish. Këtu sa herë ndërrohen partisë, zbrazen në spitale militant, që luajnë nëpër zyra “Solitare” në kompjuter”, ka thënë Tritan Kalo, mjek infeksionist I pranishëm në komision. Kalo u ka kërkuar komisionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të bëjnë një analizë edhe për spitalet private, që janë lënë jashtë vëmendjes. “Duhet bërë edhe një kontroll në spitalet private. A janë të mjekë të licensuar  këta që punojnë në Shqipëri. A njohin gjuhën shqipe. A kanë kaluar provime shteti siç bëjnë kolegët shqiptarë që punojnë brenda këtij sistemi”, ka shfaqur shqetësimin mjeku.

Sipas Kalos dhe shumë mjekëve që janë përfaqësuar prej tij, Ministria ka marrë një vendim të nxituar.  “Ministria ka marrë një vendim të nxituar, pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, që nuk e njeh mirë mjekun. Duhet kërkuar një falje publike ose në të kundërt  të japë dorëheqjen ministri I Shëndetësisë. Ministria duhet të mendojë t’I rrisë pagat mjekëve dhe duhet të thotë se çfarë stafi ka Ministria për këshillimin, për çfarë meritash janë aty  dhe a e njeh autonominë e mjekëve. Apo emërimet e mjekëve duhet t’i bëjë ministri?”, ka përfunduar Kalo.

Në komision ishin edhe kreu  i Urdhërit të Mjekut Dine Abazi, kreu i Urdhërit të Infermierëve dhe mjekë të tjerë të sistemit shëndetësor.

“Urdhërin e Mjekut deri tani nuk e ka pyetur asnjeri, testimi është nismë personale e ministrit Ilir Beqaj. Testimi shpërfill dhe denigron bluzat e bardha dhe nuk ka asnjë bazë ligjore ku ministria mund të mbështesë nismën e saj. Qeveria duhet t’i mbrojë dhe sigurojë punën e mjekëve dhe t’i trajtojë denjësisht”, tha Abazi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati/ Drejtori i Burgut Arben Suloj, në mbrojtje nga policia
Gënjen një qytetar, policia “bastis” shtëpinë e Ramës për energjinë »
Article Logic
Execution time: 0.013267993927002
array(1) { ["section"]=> string(81) "mjeket-kunder-testimit-spitalet-jane-mbushur-me-militante-qe-luajne-solitare-1620" }