Mjekët protesta në të gjithë vendin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 09-02-2015 Mjekët protesta në të gjithë vendin

Gjatë orës 11:00 të paradites së sotme, vendi pritet të përfshihet nga një protestë e bluzave të bardha. Mjekët do të protestojnë në mbrojtje të së drejtave të tyrë, marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit ku bluzat e bardha u bënë kryefjalë e medias dhe opinionit publik.

Disa ditë më parë mjekët protestuan në ambjentet e QSUT-së, protestë e cila u pasua edhe nga kolegët e tyre në Gjirokastër.

Një mjeke-pediatre u filmua në krye të detyrës dhe nga videoja e filmuar nga një qytetar, pretendohej se ajo ishte duke marrë 2 mijë lekë të vjetra rryshfet. Pas kësaj mjekja u pezullua nga detyra por Shoqata e Pediatrisë bëri kallëzim penal për ushtrim dhune nga ana e qytetarit ndaj mjekes në detyrë.

Edhe Avokati i Popullit mbajti të njëjtin qëndrim duke dënuar nme forcë, aktet që ai i cilësoi si të dhunshme.

Një tjetër mjeke u dhunua nga një qytetar në gjendje të dehur në ambjentet e QSU. Mjekja Besiana Hysi, bëri kallëzim penal ndaj pacientit, i cili pas marrjes së shërbimit kishte ushtruar dhunë mbi të.

Në këto kushte, bluzat e bardha po dalin sot në protest për të kërkuar të drejtat e tyre, jo vetëm sa i takon ngjarjeve në fjalë por edhe testimit të shumëpërfolur. Ata e kundërshtojnë me forcë këtë testim të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodheli në Bruksel : Po investigojmë implikimin e majorit në trafikun e drogës
Fier, zbulohet magazina me mallra të skaduara »
Article Logic
Execution time: 0.013779878616333
array(1) { ["section"]=> string(40) "mjeket-protesta-ne-te-gjithe-vendin-2789" }