Mjekët thërrasin familjarët e ish-Presidentit Shimon Peres për t’i dhënë lamtumirën

Publikuar tek: bota, më 17:04 27-09-2016 Mjekët thërrasin familjarët e ish-Presidentit Shimon Peres për t’i dhënë lamtumirën Shimon Peres në rezidencën e tij në Jeruzalem

Photo credit: Miriam Alster/Flash90

Shëndeti i ish-Presidentit izraelit dhe ish-kryeministrit Shimon Peres është përkeqësuar që pas një goditje në tru rreth dy javë më parë.

Shëndeti i 93-vjeçarit Peres mori një kthesë dramatike për keq të martën pasi sipas mjekëve pësoi gjakderdhje të madhe cerebrale dhe tashmë gjendja e tij neurologjike është e pakthyeshme, raporton Newsbomb.al.

Sipas agjensive mediatike izraelite, mjekët i kanë kërkuar familjarëve të Peres të shkojnë në spital për t’i dhënë lamtumirën.

Politikani veteran izraelit ka mbajtur thuajse çdo post të rëndësishëm zyrtar, që prej themelimit të Izraelit në vitin 1948, si dhe njihet si arkitekti i programit sekret bërthamor të Izraelit.

Ai ka shërbyer dy herë si kryeministër, ndërkohë që mbante postin e presidentit në vitet 2007-2014. Peres ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994, për rolin e luajtur në negociatat për marrëveshjen e Oslos, ku u arrit paqja me palestinezët një vit përpara vlerësimit. Atë çmim ai e ndau me kryeministrin Yitzhak Rabin, i cili u vra më vonë në atentat, por edhe me udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028040170669556
array(1) { ["section"]=> string(89) "mjeket-therrasin-familjaret-e-ish-presidentit-shimon-peres-per-t-i-dhene-lamtumiren-54298" }