Mjekja e dhunuar: Agresori më goditi në gjoks dhe më rrëzoi përtokë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 05-02-2015 Mjekja e dhunuar: Agresori më goditi në gjoks dhe më rrëzoi përtokë Mjekja, Besiana Hysi

Mjekja e QSUT , e cila bëri dje kallëzim penal ndaj personit të dehur i cili ushtroi dhunë mbi të, ka dhënë sot edhe dëshminë e saj.

Besiana Hysi tha se ende nuk e ka marrë veten nga ajo çfarë ndodhi dhe se i dehuri e ka goditur më bërryl atë dhe më pas i është drejtuar edhe kolegut të saj.

“ Në këto moment jam akoma e traumatizuar për shkak të asaj që ka ndodhur. Unë u ndodha rastësisht në corridor sepse po dilja nga pavioni për të shkuar në Urgjencë, ku personi në fjalë po debatonte me një kolegun tim doktor” thotë mjekja e dhunuar në Gazetën Shqiptare.

“ Pacienti ishte duke debatuar me një mjek tjetër dhe unë pasi i dëgjova ndërhyra për të sqaruar situatën. Nuk e njihja pacientin i cili kishte konsumuar alkool dhe as ai nuk më njihte.

U mundova t’i qetësoja pasi konflikti kishte degjeneruar me fjalë ndërmjet kolegut tim dhe personit të akuzuar aktualisht. Në këtë moment ai më goditi me bërryl në gjoks dhe më shtyu shumë fort .

Nuk më shtyu vetëm po edhe nja dy barrelambajtëse dhe nja dy studentë”-thotë Besiana Hysi në dëshminë e saj…

E pyetur për mënyrën sesi ka mundur të shpëtojë nga sulmi doktorersha thotë se pasi u rrëzua në momentin që agresori e goditi, ky i fundit iku me agresivitet për të goditur edhe kolegun e saj, I cili u largua për t’i shpëtuar sulmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 21 Janari/ Kuliçaj: Do dëshmoj vetëm me avokat
Viktima e parë e përmbytjeve, Panariti: Rrezik i madh banimi pranë lumenjve »
Article Logic
Execution time: 0.011736154556274
array(1) { ["section"]=> string(71) "mjekja-e-dhunuar-agresori-me-goditi-ne-gjoks-dhe-me-rrezoi-pertoke-2372" }