Mjekja e familjes këshillon pacientët me COVID-19: Kujdes me antibiotikët, ja çfarë duhet të pini

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 05-12-2020 Mjekja e familjes këshillon pacientët me COVID-19: Kujdes me antibiotikët, ja çfarë duhet të pini Mjekja Adriana Ilias

Mjekja e familjes Adriana Ilias ka këshilluar pacientët e infektuar me COVID-19, duke thënë se duhet të bëjnë kujdes me antibiotikët.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ajo është shprehur se të gjithë pacientët me koronavirus kanë marrë shërbimin e duhur nga mjeku i familjes.

Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët të pijnë sa më shumë lëngje, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë.

“Pacientët na marrin në telefon, na thonë shenjat klinike, nëse është për të ardhur për vizitë, ne e njoftojmë të vijë në një orar të caktuar. Ne kemi hasur në vështirësi, jemi akuzuar, por e vërteta qëndron ndryshe, mjeku i familjes është non stop 24 orë, iu përgjigjet gjithë telefonatave të pacientëve dhe 90% e tyre marrin shërbimin më të madh nga ne. Pacientët i drejtohen mjekut të familjes ditën e tretë ose të katërt, kur kanë nisur më shumë shenjat, si temperaturë, kollë, djersitje. Nuk ka neglizhencë nga mjekët e familjes”, u shpreh mjekja.

Çfarë protokolli ndiqni për Covid-in?

Na ka ardhur një protokoll në mes të tetorit, por s’mund të themi që është një protokoll fiks, pasi cdo pacient ka shenja të ndryshme. Pacienti me Covid duhet vlerësuar nga ana imagjerike, në varësi të asaj që i bën mjeku. Nëse mjeku thotë për ta bërë, pacienti normalisht do ta bëjë qoftë dhe një grafi të thjeshtë.

Ka shqetësim për dhënien e antibiotikëve nga mjekët e familjes. Si funksionon me antibiotikët, kur i jepni?

Ne kemi bërë konferenca pa fund për Covid-in. Vendet perëndimore nuk përdorin antibiotikë të paktën deri në ditën e shtatë. Gjatë këtyre tetë muajve mua vetëm në dy pacientë më ka ndodhur të përdor antibiotikun, në të tjerët jo. Unë iu këshilloj paracetamol, lëngje me shumicë dhe vitamino-terapi.

Shkollat e duhet të mbahen hapur?

Duke parë shëndetin mendor të fëmijëve, mendoj se është më mirë të mbahen hapur. Do jetë një fatkeqësi e madhe se me çfarë mund të përballemi pas 10 vitesh, me këtë që po kalojnë fëmijët nga kjo situatë. Do kemi shumë gjendje depresive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Një nga viktimat ishte shoku im’, dr.Prifti kujton kolegët që humbën jetën nga Covid: Po ikni dhe kjo shoqëri vështirë t’ju kujtojë...
‘Më fal që s’të shpëtova dot o ba’, fëmijët e Kasem Hysenbelliut rrëqethin me dedikimet e ndjera »
Article Logic
Execution time: 0.012120962142944
array(1) { ["section"]=> string(102) "mjekja-e-familjes-keshillon-pacientet-me-covid-19-kujdes-me-antibiotiket-ja-cfare-duhet-te-pini-230301" }