Mjekja i lutet Ramës: Jep 30 mijë euro për ajër të kondicionuar në QSUT, dhe 95 milion euro për koncesionin e laboratorit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:56 31-07-2020 Mjekja i lutet Ramës: Jep 30 mijë euro për ajër të kondicionuar në QSUT, dhe 95 milion euro për koncesionin e laboratorit Mjekja Alma Cili

Mjekja hematologe Alma Cili ka një lutje për kryeministrin Edi Rama, ajo kërkon që shteti të investojë 30 mijë euro për të vendosur ajër të kondicionuar në ambientet e QSUT.

Mjekja rrëfeu vështirësitë e të punuarit në spital gjatë kësaj periudhe të nxehti afrikan.

Lidhur me lajmin për mbylljen e laboratorit të certifikuar rreth dy javë më parë për analizat e Covid-19, Doktoreshë Alma tha në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, se në dijeninë e saj laboratori nuk është mbyllur por i është dhënë me koncesion prej 95 milion eurosh privatit.

“Unë nuk i kërkoj, unë i lutem të japë 30 mijë euro për të vendosur ajrin e kondicionuar. Dha 95 milion euro laboratorin me PPP, të japë dhe 30 mijë euro për vendosjen e kondicionerëve në QSUT. Në dijeninë time laboratori nuk është mbyllur, i ka kaluar privatit, unë shpresoj ata mjekë dhe të punësuar që janë aty të mos hidhen në rrugë”, u shpreh ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010073900222778
array(1) { ["section"]=> string(126) "mjekja-i-lutet-rames-jep-30-mije-euro-per-ajer-te-kondicionuar-ne-qsut-dhe-95-milion-euro-per-koncesionin-e-laboratorit-215671" }