Një mjeke është dhunuar në QSUT nga shtetasi 36-vjeçar Hekuran Hoxha.
Besiana H, 30 vjeçe ka ka bërë kallëzimin penal ndaj agresorit të saj i cili, ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur mjeken në detyrë. Hekuran Hoxha, ka ushtruar dhunë mbi mjeken pas procesit të dhënies së mjekimit.
Forcat policore të komisariatit nr.4 kanë mbërritur në vendngjarje.
Mësohet se mjekja është jashtë rrezikut për jetën dhe se agresori i saj është vënë në pranga nga policia.