Mjekohen kafshët e prekura nga Dermatoza Nodulare, Telegrafi: Kompensim nga Ministria e Bujqësisë për çdo kokë të ngordhur

Publikuar tek: ekonomi, më 15:15 20-11-2016 Mjekohen kafshët e prekura nga Dermatoza Nodulare, Telegrafi: Kompensim nga Ministria e Bujqësisë për çdo kokë të ngordhur

Një ekip i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, ishte sot në rrethin e Lushnjës, ku pa nga afër situatën e gjedhëve të prekur nga sëmundja e lekurës, e quajtur “Dermatoza Nodulare”.

 

Zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar në MBZHRAU, Edi Fero, të shoqëruar nga një grup të rinjt veterinerë, të atashuar pranë projektit PAZA, si dhe nga Drejtori i Bujqësisë në Lushjnjë dhe veterinerët e kësaj drejtorie, shkuan në fshatin Rrapëz të Lushnjës, i cili, nga 268 kokë gjedh që ka, 61 prej tyre janë të prekura.

Grupi nga Ministria e Bujqësisë dhe veterinerët panë nga afër situatën, ndërkohë që menjëherë nisi puna dhe për mjekimin e kafshëve të prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të temperaturës së tyre dhe moslejimin e agravimit të sëmundjes. Ndërkaq, nisi edhe injektimi i një medikamenti, i cili nuk lejon afrimin e insekteve tek kafshët e prekura, duke ruajtur në këtë mënyrë edhe mospërhapjen e saj.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar, Edi Fero deklaroi para fermerëve se, janë siguruar medikamente për të gjitha kafshët e prekura dhe nga ky moment, janë 5 veterinerë specialist të ardhur nga Tirana dhe ata të Lushnjës, të cilët do të shkojnë shtëpi më shtëpi, fermë më fermë, për mjekimin e kafshëve të prekura. “Jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë rrethin e Lushnjës. Mbas kontrollit veterinar, nëse rezultojnë të prekura, do të bëhet mjekimi. Te gjitha kafshet do të vitizohen dhe mjekohen. Kemi sjellë dhe një profilaksi, që do t’u hidhet kafshëve në qafë, me qëllim largimin e insekteve për 28 ditë. Ky medikament parandalon përhapjen e sëmundjes, pasi siç dihet, ajo transmetohet edhe nëpërmjet insekteve. Ndërkohë, ne po presim mbërritjen e vaksinave për kafshët e paprekura”, theksoi Fero.

Ndërsa shqetësimit të fermerëve për kafshët e ngordhura, apo ato që e rrezikojnë këtë, Zëvendësministri Telegrafi tha se, “sic ka premtuar dhe Ministri Panariti, i cili është i vetëdijshëm për për këtë çështje që është shumë e rëndësishme , që kur është evidentuar lopa e parë e ngordhur, kafshët e humbura nga sëmundja do të kompensohen dhe buxheti për këtë i është kërkuar dhe kryeministrit. Do të kompensohen me kafshë të gjalla, rraca të zgjedhura”. 

Në ndihmë të fermërëve në Lushnjë, Ministria e Bujqësisë ka dërguar edhe 5 veterinerë, të rinj të sapodiplomuar dhe që punojnë për projektin PAZA, pasi Drejtoria e Bujqësisë në Lushnjë ka vetëm 3 veterinerë dhe e ka të pamundur përballimin e situatës në kushte normale dhe aq më pak në këtë situatë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022928953170776
array(1) { ["section"]=> string(126) "mjekohen-kafshet-e-prekura-nga-dermatoza-nodulare-telegrafi-kompensim-nga-ministria-e-bujqesise-per-cdo-koke-te-ngordhur-60113" }