Mjeku Alimehmeti: Maska nuk të bën 'Superman', distanca është kyçe

Publikuar tek: aktualitet, më 06:58 08-07-2020 Mjeku Alimehmeti: Maska nuk të bën 'Superman', distanca është kyçe Mjeku Alimehmeti

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti thotë se distanca është elementi kyç për tu mbrojtur nga Covid-19.

Në emisionin RepolitiX, Alimehmeti u shpreh se maska është linja e fundit e mbrojtjes dhe sipas tij ajo nuk të bën “Superman”.

"Transporti publik më tmerroi! Ishte një evidencë qarkulluese, kishte shumë njerëz në autobus. Ambienti i mbyllur me shumë njerëz është risku kryesor. Maska është një koncept, maska nuk të bën 'Superman' por është linja e fundit e mbrojtjes, distanca është kyçi! Të gjitha masat duhet të zbatohen", tha Alimehmeti.

Ndërkohë, mjeku Arben Gjata tha se në këtë fazë në të cilën është vendi mund të aplikohet një izolim selektiv i zonave “vatra të kuqe”.

"Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamëz izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidomos të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë", tha Gjata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094518661499023
array(1) { ["section"]=> string(69) "mjeku-alimehmeti-maska-nuk-te-ben-superman-distanca-eshte-kyce-213189" }