Mjeku Andi Koraqi në Euronews: Deri tani niveli i infektimit është 20-25%, mësimi duhet të kalojë online për të gjitha shkollat

Publikuar tek: aktualitet, më 20:23 26-11-2020 Mjeku Andi Koraqi në Euronews: Deri tani niveli i infektimit është 20-25%, mësimi duhet të kalojë online për të gjitha shkollat Mjeku Andi Koraqi

Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë thotë se nuk dihet ende se kur do të nisë rënia e kurbës së infektimeve pasi për të thënë një gjë të tillë me siguri do të duhet krijimi i imunitetit të popullatës.

Z. Koraqi shprehet se, që kjo të arrihet duhet që coronavirusin ta ketë kaluar 40-50% e popullatës, por deri tani niveli i infektimit është deri në 20-25%.

Për masat që janë marrë deri tani, doktori thotë se kufizimet vendosen në bazë të disa indikatorëve që janë pozitiviteti i testimeve dhe kapacitetet spitalore.

“Kapacitetet spitalore janë shumë lart ezaurimit. Masat për mendimin tim janë mëse të mjaftueshme por megjithatë unë do të avancoja pak më përpara dhe do të thosha që mësimi të kalohej në të gjitha shkollat online. Megjithatë ky është një vendim që e merr qeveria dhe nuk varet nga mendimi i një individi.

Lidhur me testimet, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë tha se nuk duhet shtuar numri i testimeve por i rëndësishëm është gjurmimi i kontakteve që kanë pasur rastet pozitive pasi vetë testimi është një fotografi e situatës aktuale.

Për frikën e riinfektimit nga COVID-19, mjeku tha se deri tani në botë janë vërtetuar tre raste që janë prekur dy herë nga virusi. Por, z. Koraqi solli dhe rastin e një pacienti të tij që ishte prekur dy herë.

“Një opinion i përgjithshëm është se sars-covid-2 lë një imunitet jo të përhershëm. Është e paqartë se sa zgjat imuniteti. Deri tani janë vetëm tre raste të vërtetuara. Kam pasur një pacient që ka dalë pozitiv dhe doli sërish pozitiv. Kjo pasi herën e parë nuk kishte krijuar antitrupa”, u shpreh doktori.

Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë tha në fund se në këtë situatë “e vetmja shpresë është vaksina”./Euronews


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘1000 familje do t’i kalojnë festat në banesa të reja’, Ahmetaj: Jemi unik në botë, pasi vetëm ne japim shtëpi falas
Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.0044629573822021
array(1) { ["section"]=> string(131) "mjeku-andi-koraqi-ne-euronews-deri-tani-niveli-i-infektimit-eshte-20-25-mesimi-duhet-te-kaloje-online-per-te-gjitha-shkollat-229249" }