Mjeku Arjan Mezini tregon cilët janë ditët ‘problematike’ të një pacienti me Covid-19: Imuniteti thyhet dhe ka komplikacione të rënda

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 17-10-2020 Mjeku Arjan Mezini tregon cilët janë ditët ‘problematike’ të një pacienti me Covid-19: Imuniteti thyhet dhe ka komplikacione të rënda Mjeku Arjan Mezini

Mjeku penumolog Arjan Mezini thotë se për pacientët me Covid-19 ditët problematike, janë ditët 8 deri në 12. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione të rënda.

“Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione më të rënda”, u shpreh në Abc Neës mjeku Mezini, ndërsa tregoi dhe se ku gabojnë mjekët që merren me trajtimin e pacientëve të prekur.

“Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka pacienti, fillohet me një terapi agresive, fillohet me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Fillohet me terapi që ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dhe fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, u shpreh ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010192155838013
array(1) { ["section"]=> string(137) "mjeku-arjan-mezini-tregon-cilet-jane-ditet-problematike-te-nje-pacienti-me-covid-19-imuniteti-thyhet-dhe-ka-komplikacione-te-renda-224107" }