Mjeku Bardh Spahia ‘nuk e çan kokën’ për COVID, mbledh demokratët në Fier: Fitore PD (FOTOT ALARMANTE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 03-07-2020 Mjeku Bardh Spahia ‘nuk e çan kokën’ për COVID, mbledh demokratët në Fier: Fitore PD (FOTOT ALARMANTE)

Pavarësisht situatës alarmante të krijuar në vend si pasojë e përhapjes masive të COVID 19 ku vetëm sot janë regjistruar 90 raste të reja, ish-deputeti i PD Bardh Spahia, duket i pashqetësuar nga ky fakt.

Spahia, i cili vlen të theksohet se është mjek në profesion, ka mbledhur demokratët e Fierit, ngjitur e ngjitur me njëri-tjetrin për një takim elektoral, ndërkohë që një gjë e tillë është kategorikisht e ndaluar.

E megjithatë, ish-deputeti nuk e ka mendjen te virusi por te fitorja e PD.

“Takim i shkëlqyer me kryesinë e zgjeruar të demokratëve të Fierit për fillimin e fazës së parë të procesit të propozimit, konsultimit e përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të PD. Të motivuar, plot energji e gatishmëri për fitoren e Partisë Demokratike, për të tashmen e të ardhmen e cdo shqiptari e të atdheut tonë të përbashkët. #FitorePD”, shkruan Spahia.

107424833_2658398007820916_8513937766903951816_n.jpg106583355_2658398314487552_3189474307660665712_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012291193008423
array(1) { ["section"]=> string(103) "mjeku-bardh-spahia-nuk-e-can-koken-per-covid-mbledh-demokratet-ne-fier-fitore-pd-fotot-alarmante-212699" }