Mjeku Bledi Nini humbi jetën nga Covid-19, SHPËRTHEN kolegu i tij për këngët para spitalit: Ditë e zezë, k*rvat bëjnë aheng

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 25-11-2020 Mjeku Bledi Nini humbi jetën nga Covid-19, SHPËRTHEN kolegu i tij për këngët para spitalit: Ditë e zezë, k*rvat bëjnë aheng Mjeku Bledi Nini, mjekët dhe infermierët duke kërcyer

Ndarja nga jeta e mjekut ortolaringolog Bledi Nini, ka sjellë hidhërim për shumë të njohur të tij, familjarë e miq.

Ai humbi jetën në moshën 48-vjeçare për shkak të infektimit me koronavirus. Të prekur kanë qenë edhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat.

Mes tyre është edhe mjeku Renato Osmenaj, i cili përveç dhimbjes dhe trishtimit të madh është zemëruar për shkak të shfaqjes përpara spitalit, kur Ansambli i mbajti një koncert.

 “Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”,- shkruan Osmenaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VDES drejtori i pyjores në Shkodër Mark Ndou, ra në greminë dhe mbeti i bllokuar në makinë për tre orë me kolegët
Dy mjekë ndërruan jetë brenda 24 orëve, Manastirliu: Jam e pikëlluar »
Article Logic
Execution time: 0.012001037597656
array(1) { ["section"]=> string(128) "mjeku-bledi-nini-humbi-jeten-nga-covid-19-shperthen-kolegu-i-tij-per-kenget-para-spitalit-dite-te-zeze-k-rvat-bejne-aheng-229100" }