Mjeku Brataj poston fotot ngjethëse dhe bën apelin e fortë: Koronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, dëmtimet nuk ia shohim

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 12-08-2020 Mjeku Brataj poston fotot ngjethëse dhe bën apelin e fortë: Koronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, dëmtimet nuk ia shohim

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa foto ngjethëse dhe u ka brë apel qytetarëve të respektojnë masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Brataj duke postuar fotot e rënda shkruan se nëse virusi actual do të linte këto shenja, njerëzit do të tregoheshin më të kujdesshëm. Ndërsa ka theksuar se koronavirusi dëmton organet në të njëjtënn mënyrë së viruset e tjera dhe rrezikojnë jetën po në të njëjtën mënyrë.

“Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato,” shkruan Brataj.

Postimi i plotë:

SIKUR COVID-19 TË PARAQITEJ ME SHENJA SI SËMUNDJET E TJERA EKZANTEMATIKE!

Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente!

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!

Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?

A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?

Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëher vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.

Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.

Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!

117752047_2618479585035687_4123416991473625631_n.jpg117757252_2618479821702330_7588552370102416048_n.jpg117773856_2618480348368944_6701221583924850366_n_copy.jpg117773856_2618480348368944_6701221583924850366_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01080584526062
array(1) { ["section"]=> string(135) "mjeku-brataj-poston-fotot-ngjethese-dhe-ben-apelin-e-forte-koronavirusi-nuk-shfaqet-me-shenja-qe-vihen-re-demtimet-nuk-ia-shohim-216919" }